Qyetarët të painformuar për kuadrin ligjor. Skëndaj: Të përmirësohet strategjia!

Strategjia për edukimin ligjor është miratuar që prej vitit 2019, por shoqëria shqiptare nuk ka njohuritë ligjore që do të ndikonin në reduktim të konflikeve gjyqësore, si edhe në një përfshirje më të gjerë në procesin e integrimit në BE. Gjatë një tryeze diskutimi mbi sfidat e edukimit ligjor në Shqipëri, drejtoresha ekzekutive e Komitetit shqiptar të Helsinkit vuri theksin tek çasja kaotike e institucioneve.

“Ëshë e domosdoshme që cdo qytetarë të njoh të drejtat dhe detyrimet e tij. Një nga problematikat që ka strategjia e edukimit ligjor është se nuk është mbështetur në një studim empirik për nevojat që kanë qytetarët dhe për të forcuar kulturën e edukimit ligjor. Tashmë edhe zbatimi I saj është në mënyrë të fragmentarizuar.”- tha Skëndaj.
Edukimi ligjor është i rëndësishëm edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos tha se negociatat nuk janë thjesht një proces teknik në dorën e qeverisë, por janë procesi i reformave që do ta trasformojnë shoqërinë dhe ku të gjithë duhet të marrim pjesë. “Pranimi në BE është një proces që do të ndryshojë jetën e gjithë shqiptarëve, ndaj të gjithë duhet të jene të informuar dhe të përfshirë”- tha ai.

Edhe kryetarja e komisionit parlamentar të integrimit Jorida Tabaku u ndal në nevojën e njohjes së ndryshimeve ligjore të diktuara nga integrimi.

“Fatkeqësisht procesi integrimit është në pronësi të qeverisë. Edukimi ligjor I grupeve të shoqërisë që do të preken nga ndryshimet ligjore në procesin e përafrimit është një domosdoshmëri”- tha Tabaku.


Shtuar 14.12.2022 13:20