Vuçiçi lartëson kunatin e Thaçit: Me Safetin asnjë taksë nuk na vendosej
Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiç, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë së RepublikësKosovës për taks prej 100 për qind për produktet serbe, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës EkonomikeRepublikësKosovës.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiç në konferencë për shtyp.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionin ekonomia.

Kryetari aktual i Odës EkonomikeKosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së RepublikësKosovës për taks ndaj produkteve serbe.

Ndërsa përgjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe dhe vetëm dy nga Shqipëria.

Ndërkaq sipas mediave Safet është vëllai i gruas të Hashim Thacit.


Shtuar më 22/11/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori