Vuçiçi i jep Thaçit byrek në Bruksel (FOTO LAJM)

Një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga kryediplomatja evropiane Federica Mogherini, po zhvillohet në Bruksel.

Aty po marrin pjesë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit njëkohësisht po feston edhe ditën e Shën Nikollës, me ç’rast ka vizituar Kishën Ortodokse Serbe në Bruksel si dhe ka dërguar byrek në takimin me liderët nga rajoni.

Krerët nga Evropa dhe Ballkani kanë mbetur pa tekst pas vetëm disa kafshimeve, thuhet në raportimin e mediave serbe.


Shtuar më 19/12/2018, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori