Vuçiçi e ka punën keq, mijëra protestues sërish dalin kundër tij
Mijëra protestues marshuan në rrugët e Beogradit, të shtunën mbrëma, një javë pas hyrjes në ndërtesën e televizionit në protestat, sipas tyre, kundër qeverisjes autokratike të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe mediave të njëanshme gjatë mbulimit të protestave.

Protestat e së shtunës shënuan javën e 16-të të protestave kundër qeverisjes së Vuçiç. Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së radio-televizionit serb, duke kërkuar liri të mediave.

Ata kanë mbajtur në duar trëndafila të kuq dhe qirinj në përkujtim të gazetarëve që janë vrarë në Serbi në 30 vjetët e fundit.

Më 16 mars, protestuesit e udhëhequr nga lideri djathtist opozitar, Bosko Obradovic, u futën dhunshëm në ndërtesën e televizionit shtetëror RTS, duke kërkuar që t’i adresohen popullit.

Kërkesa e tyre nuk u plotësua dhe së paku 18 persona u arrestuan gjatë intervenimit të policisë.

Pas protestave të javës së kaluar, presidenti u zotua se do të mbrojë rendin dhe ligjin në vend.
Shtuar më 24/03/2019, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori