E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Vuçiçi anulon vizitën në Kosovë
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte planifikuar që të martën të vizitonte veriun e Kosovës, por se e ka anuluar këtë vizitë.

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se zyra e kryeministrit serb, ka njoftuar autoritetet e Kosovës se, Aleksandar Vuçiq, anulon vizitën e tij në Kosovë të planifikuar për 6 janar.

Shkaku i anulimit të kësaj vizite thuhet të jenë, disa obligime të ngutshme që ai ka në Serbi.

Vuçiçi planifikonte të vizitonte Graçanicën, Shtërpcën, Pasjanin dhe të tjera vendbanime të banuara kryesisht nga serbët./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori