Vuçiç viziton në Beograd rusin që tentoi të pengonte Njësinë Speciale në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç së bashku me disa ministra serbë, vizituan në spital rusin, Mikhail Krasnoshchenkov, personi që tentoi t’i fusë “hundët” në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit që u zhvillua të martën në veri.

Vuçiç deklaroi se FIT-i përdori forcë të paparë ndaj zyrtarit të UNMIK-ut. Këto deklarata ai dha në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

“Është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni në Serbi si në shtëpinë tuaj”, i tha presidenti serb, rusit Krasnoshchenkov, transmeton Indeksonline

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar edhe zyrtarisht që MPJ-ja ta shpallë person non-grata rusintentoi t’i përzihet punëve të organeve të sigurisë kosovare.

“Kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka deklaruar Haradinaj.
Shtuar më 31/05/2019, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori