Vuçiç vazhdon shpifjet: Masakrën e Reçakut e shpiku Walker
Ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheiviqit tashmë president i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njejtë sikurse ish-ministri Ivan Teodosijeviq, thotë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Sipas tij atë e ka fabrikuar, William Walker, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte rolin e udhëheqësit të misionit paqësor të OSBE-së.

“Kjo është poenta. Kjo është arsyeja e kampanjës kundër Listës Serbe, prandaj janë caktuar edhe zgjedhjet në Veri”, ka thënë Vucic, shkruan ‘Novosti’.

Sipas tij, Teodosijeviq është shkarkuar nga posti i ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal vetëm pse ka thënë të vërtetën rreth Reçakut.

“Ai ka thënë një gjë që tashëm të gjithë e dinë, që ajo ishte një fabrikim i Ëilliam Walker”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Masakrës së Reçakut.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë Tedosijeviqin me 9 prill të 2019-së, pasi ky i fundit i ka quajtur gjakpirës shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.
Shtuar më 10/04/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori