Vuçiç vazhdon me shpifje: Prishtina po sulmon qytetarët tanë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë sot se askush nuk guxon të sulmojë qytetarët serb.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një vizite në Vrnjacka Banja, ku ka folur për kërcënimet që shqiptarët po i dërgojnë çdo ditë në drejtim të serbëve.

“Çdo ditë Kosova po sulmon qytetarët serb, ndërsa mesazhi i Serbisë është që të ruhet paqja dhe stabiliteti, por këtë askush nuk duhet ta marrë si shenjë të dobësisë tonë”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Vuçiç ka thënë se Beogradi nuk do të lejojë askënd, as Prishtinën që të sulmojë qytetarët serb.

“Nuk do të lejojmë askënd të sulmojë popullin tonë”, ka shtuar ai, teksa i ka parë si kërcënime nismat për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
Shtuar më 22/02/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori