Vuçiç: Ushtria dhe policia, gati të mbrojnë vendin ndaj agresorëve
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se vendi i tij mbron paqen e stabilitetin në rajon, por duhet të jetë gati në çdo rast për t’u mbrojtur.

Gjatë një eventi në Nish në kuadër të Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore, Vuçiç zgjodhi të citonte Titon. “Serbia do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por, së bashku me shumë gjëra të këqija që ka thënë Josip Brozi, ai ka thënë diçka të mirë – të jetojmë sikur paqja do të zgjasë 100 vjet, por të jemi gati për të mbrojtur vendin në çdo kohë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se ushtria dhe policia serbe janë gjithnjë e më të përgatitur dhe pajisur dhe të gjitha këto duhet të shërbejnë për të penguar agresorët e mundshëm kundër Serbisë.

Vuçiç theksoi se buxheti i mbrojtjes nuk ka qenë kurrë më i lartë, çka e bën më të lehtë për një vend relativisht të vogël, të pavarur dhe Sovran, që të udhëheqë një politikë të pavarur.
Shtuar më 10/05/2019, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori