Vuçiç tregon pse nuk u takua në Paris me Thaçin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris, dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin “se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe”.

Vuçiq iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ku mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë.

“Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje e madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai.


Shtuar më 11/11/2018, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori