Vuçiç thotë se policia provokoi me aksionet për mbylljen e lojërave të fatit në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovësveri, për të mbyllur lojërat e fatit.

“Ata po i testojnë serbët, për të parë se sa janë të gatshëm të reagojnë dhe kundërshtojnë”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Sipas tij, Kosova po dëshiron që t’ua mbyll të gjitha rrugët e serbëve.

“Ata po dëshirojnë që plotësisht të mbysin shpresat për serbët, që të jetojnë në mënyrë paqësore në veriKosovës”, ka thënë ai, teksa ka komentuar aksionet e djeshme të Policisë së Kosovësveri.

Dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës është miratuar edhe Rezoluta e cila kërkon mbylljen e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Shtuar më 23/03/2019, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori