Vuçiç takon McCain, kërkojnë vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd
Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain ka takuar sot presidentin e ri të Serbisë, Aleksandr Vuçiç.

Aya kanë biseduar për ruajtjen e paqes, stabilitetin në rajon dhe raportet ndërshtetërore si dhe pjesmarrjen e Serbisë në trendet globale, ndërsa për Kosovën, Vuçiç dhe McCain kanë rënë dakord që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.

"Duhet të keni guxim që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë", ka thënë McCain pas takimit.

Në takim është diskutuar edhe për raportet e Amerikës dhe Serbisë me Rusinë, çështjen e Sirisë, luftimin e terrorizmit etj, transmeton "lajmi.net". /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2017, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori