Vuçiç takohet me Putinin
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka arritur dje në Moskë, ndërkaq sot do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë edhe Kosova.

Pas vizitës së presidentit Thaçi në Ujman dhe pranisë së Njësisë Speciale atje, presidenti serb kishte thënë se do të kërkojë edhe ndihmën e Rusisë.

E në lidhje me kërkesën e tij ka reaguar dje edhe sekretari i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Ai ka thënë se vizita e Vuçiçit në Rusi nuk lidhet vetëm me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe se një vizitë e tillë është paralajmëruar shumë kohë më parë.


Shtuar më 02/10/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori