Vuçiç takohet me Moor, ankohet për taksën
Britania e Madhe pavarësisht daljes së planifikuar nga BE-ja do të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur rajonit e Ballkanit.

Këtë e konfirmoi në Beograd, drejtori i përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moor, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Zyrtari i lartë britanik, tha se gjatë qëndrimit që kishte në Kosovë, para se të udhëtonte në Beograd, ka kërkuar nga autoritetet e Prishtinës të shfuqizojnë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës në mënyrë që të dyja palët sa më parë të vazhdojnë dialogun, thuhet në një komunikatën për media nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që prej se Kosova vendosi taksën doganore prej 100 përqind.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në bisedë me zytarin britanik ka shfaqur shpresën së “bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë t’i bëj thirrje Prishtinës të heqë dorë nga tarifa”.

Vizitat e zyrtarëve evropianë dhe të Shteteve të Bashkuara në Beograd dhe Prishtinë janë intensifikuar në periudhën e fundit pasi të dyja vendet nuk po lëvizin nga pozicionet e tyre, sa i përket bllokimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Beogradi akuzon Prishtinës se po e pengon vazhdimin e dialogut përmes tarifës ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdimisht po deklaron se Beogradi po bën kushtëzime dhe se nuk duhet të ketë ndërlidhje të tarifës me dialogun.
Shtuar më 14/03/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori