Vuçiç takohet me Merkel, zbardhet biseda për Kosovën
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se mirëpret takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shprehur bindjen se ky takim do t’i kontribuojë gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Kosovës, pavarësisht sa e vështirë të jetë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Po ashtu bëhet e ditur se Vuçiç, ka paralajmëruar se do të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda në të ardhmen, nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një paraqitje të përbashkët kancelaria Merkel tha se për Gjermaninë në BE kanë rëndësi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ndërsa paralajmëroi samitin e Sofjes në muajin maj, e më vonë edhe Konferencën e formatit të Berlinit në Londër. Ajo tha se Serbia ka rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe prandaj ka rëndësi të kemi shkëmbime intensive dhe të afërta. Po ashtu lavdëroi reformat e bëra në Serbi.

Vuçiq, ndërkaq, u shpreh se Serbia ndjek me kujdes dhe dëshiron të dëgjojë qëndrimet e Merkel.

Duke përmendur se vendi duhet të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda, ripërsëriti se çfarëdo konflikti në Ballkan do t’i kthente pas vendet tona për 100 vjet pas


Shtuar më 13/04/2018, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori