Vuçiç sulmon priftin, thotë se u kthye në kosovar
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vizituar sot Patriarkun e Kishës Ortodokse të Serbisë Irinej. Ai ka thënë se atij ia ka thënë të gjitha ato që mendon për Kosovën.

Takimi vjen në kohën kur dy eksponentë të Kishës Ortodokse Serbe Teodosije dhe Janjiq kanë dalë kundër planeve të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Pas takimit në Beograd Vuçiç është marrë me Janjiqin i cili ditë më parë njoftoi se ka një plan për konflikt në Veri ku planifikohet të shpallet autonomia e veriut nga serbët dhe më pas të ndërhyjë policia e Kosovës.

Kjo ka zemëruar Vuçiçin i cili po e quan agjent të shërbimeve të huaja priftin e Manastirit të Deçanit.

"Neve po na predikojnë ata që e kanë ndërruar shtetësinë nga ajo serbe në kosovare" ka thënë Vuçiç duke aluduar në Janjiqin pas takimit me Patriarkun Irinej.


Shtuar më 04/08/2018, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori