Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shprehur se nuk pret që Bashkimi Evropian të bëjë presion kundër Kosovës për, siç ka thënë ai, bllokimin e formimit të Asociacionit të komunave serbe, duke shtuar se Beogradi ka përmbushur të gjitha ato që dalin nga Marrëveshja e
Brukselit.
"U kemi përmbajtur të gjitha pikave. Na kanë mbetur edhe disa imtësi t’i përmbushim, nëse nuk mashtrohem, lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Drejtësisë. Të gjitha të tjerat
Serbia i ka përmbushur", ka thënë Vuçiç.
Në pyetjen nëse vizita e komisionarit Hahn në Prishtinë do të ndihmojë rreh kësaj çështjeje, Vuçiç është përgjigjur: "Pyeteni Hannin dhe Prishtinën. E di se asaj ia kanë dhënë MSA-në, se nuk kanë pyetur nëse e ka përmbushur qoftë dhe vetëm një kusht që ka të bëjë me Beogradin".
Ai ka thënë se Prishtina duhet të nxjerrë vetëm një dekret dhe se i gjithë ai zgjat 5 minuta, ndërsa ajo nuk po mund ta zgjidhë tash e tre muaj", ka akuzuar Vuçiç. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015,
ora 16:17