Vuçiç: Serbët në Kosovë të durojnë edhe 45 ditë
Përfaqësuesit e serbëveKosovës, të cilët sot në Beograd u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë kërkuar nga ai që të mbështesë vendimin për të braktisur të gjitha institucionet e Kosovës në të cilat ata punojnë.

Këtë kërkesë e konfirmoi presidenti Vuçiç gjatë një konference për media pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe jugut të Kosovës, transmeton REL.“Braktisja e parlamentit dhe gjitha institucioneve lokale ku janë zgjedhur në bazë të ligjeve të Kosovës, braktisja e policisë rajonale në veri, prokurorisë dhe të gjithë sistemit të drejtësisë së Kosovës” ka thënë presidenti Vuçiq duke dhënë detaje për kërkesën e 150 përfaqësuesve të serbëveKosovës të cilët ishin në këtë takim.

Megjithatë presidenti serb tha se i ka lutur përfaqësuesit e serbëveKosovës të kenë durim edhe 45 ditë deri në takimin e tij të planifikuar me presidentin e Kinës Xi Jinping, në fund të prillit në Pekin, në kuadër të samitit “Rruga e Mëndafshit”.

Ai tha se deri atëherë, për rrethanat e reja, do të diskutojë edhe me përfaqësuesë të tjerë ndërkombëtarë.

Shtuar më 27/02/2019, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori