EMRAT/ U kapën “mat” nga përgjimet, merret vendimi për “fisin” e arrestuar për drogë në Mat

Foto ilustruese

Trembëdhjetë personat e arrestuar me datë 27 Janar të këtij viti në operacionin e koduar “Kepi i Vozajve” janë njohur me vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Mat nën akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar dhe mbyllur pasditen e sotme me vendimin final të gjykatës së Shkallës së Parë në Mat, dënoi me 71.6 vite burg 13 të akuzuarit nga prokuroria e Matit.

Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi nga gjykata dënimin me 73 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishin kërkuar të akuzuarit, masa e dënimit për secilin është ulur me 1/3.

Gjyqtarja e çështjes Suela Lika, pas pretencës së akuzës dhe palës mbrojtëse vendosi:

1 – Gëzim Ali Koleci 7 vite – 4.8 me ulje të 1/3

2 – Vilson Koleci 5.6 vite – 3.8 nga gjykimi shkurtuar

3 – Mehmet Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3

4 – Idajet Koleci 6 vite, 4 vite me ulje të 1/3

5 – Gestjan Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3

6 – Albert Koleci 6 vite, 4 nga zbritja e 1/3

7 – Lezan Riza Koleci 5 vite, 3.4 nga zbritja e 1/3

8 – Lezan Dyle Koleci 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)

9 – Agim Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

10 – Afrim Haspepa 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

11 – Besmir Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3

12 – Rasim Xheçuka 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)

13 – Gazmir Xheçuka 5 vite, 2 vite burg

Të arrestuarit në fund të Janarit të këtij viti ishin vendosur në përgjim nga prokuroria që në vitin 2019, ndërsa aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua në Mat e Tiranë.