Vuçiç: Putin nuk tha se do ta njohë Kosovën
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i është kundërpërgjigjur menjëherë deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, se Rusia është duke përparuar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb thotë se Putin dje ka deklaruar dje krejt të kundërtën.

Ndërsa Vuçiç në kundërpërgjigjen e tij ka thënë se gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Putin ia ka thënë komplet të kundërtën.

“Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë”, ka thënë me ironi Vuçiç, shkruan B92.

“Unë nuk e kam dëgjuar që Putin ta ketë thënë një gjë të tillë, ai e ka thënë të kundërtën”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiç.

Putin në konferencën e djeshme para gazetarëve sa i përket çështjes së Kosovës ka thënë se pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar dhe se respekton ‘Rezolutën 1244’.


Shtuar më 18/01/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori