Vuçiç përuroi spitalin e inaguruar vite më parë
Spitali i inauguruar para dy ditësh nga kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ishte përuruar vite më parë nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviç. Gazeta "Tribuna" ka siguruar të dhëna që dëshmojnë se për spitalin e Pasjanit ishin ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal rreth 227 894 euro.

Për financimin e ndërtimit të këtij spitali u përdorën mjete financare nga qeveria, pa munguar mbështetja e donatorëve ndërkombëtarë.

Financimi i Qeverisë në spitalin e Pasjanit konfirmohet edhe në raportet e punës dhe në monitorimet e organizatave joqeveritare që u janë bërë komunave të Kosovës. Për këtë spital në fund të vitit 2012 kishte folur edhe Nenad Cvetkoviç, në cilësinë e kryetarit të komunës Partesh-Pasjan. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori