Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ditën e djeshme refuzoi pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Megjithëse
votuan shumica e vendeve anëtare të këtij organi, Kosovës iu deshën edhe 3 vota për t'u bërë anëtare e plotë.
Në listën e shteteve që
votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtetet fqinje, në mesin e të cilave Maqedonia dhe Mali i Zi. Për faktin se këto dy ish-republika jugosllave
votuan pro Kosovës e jo pro Serbisë, ka reaguar kryeministri i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiç, transmeton Koha.net.
"Në lidhje me Maqedoninë dhe Malin e Zi... ne i falënderojmë për veprimin e tyre. Do të jemi në
gjendje që ta respektojmë vendimin e tyre. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, dhe do të jemi në
gjendje ta respektojmë veprimin e tyre – kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme për ta se Serbia", deklaroi Vuçiç. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2015,
ora 09:49