Vuçiç pas takimit me Thaçin: Kosova me patjetër duhet të na japë diçka
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prezencën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, u përball me pyetjen e një gazetari se “a do të njihni pavarësinë e Kosovës”.

“Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, në çështjen e kompromisit, të dyja palët duhet të humbin diçka, jo njëra të fitojë gjithçka e tjera asgjë. Nëse jemi të dyja palët barabar të pakënaqura, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”, theksoi Vuçiç para gazetarëve në Bruksel pas takimit me Thaçin.
Shtuar më 18/07/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori