Vuçiç para dialogut sulmon Hashim Thaçin
Pëlqej
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk i ka pritur mirë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës e sidomos ato të presidentit Hashim Thaçi se në Bruksel do të bisedohet edhe për kufijtë Kosovë – Serbi.

Pas këtyre deklaratave, Vuçiç thotë të ketë folur mr njerëz në Bruksel dhe se atyre u ka thënë se nëse këto janë qëndrime të politikanëve kosovarë, atëherë të mos humbasim kohë dhe unë të mos vij, ndërsa ata më thanë të lutëm eja dhe të bisedojmë".

"Nëse mendoni se ka grushte që më detyrojnë t’i dëgjoj deklarata e Thaçit dhe të tjerëve, mos më thërrisni. E keni gjetur njeriun e gabuar për presione, prandaj të mos humbasim kohë. Nëse jeni të gatshëm për kompromis, këtu jam. Serbia nuk do të flasë, por nëse mendoni se mund të bisedoni me ne në mënyrë të tillë, do të shkojmë dhe do t'ju falënderojmë shumë mirë, e së pari t’i përmbushni marrëveshjen e Brukselit”, ka citon Beta të ketë thënë Vuçiç.

Hashim Thaçi dje ka theksuar se në takimin më të ri me kryetarin serb Aleksandar Vuçiç, do të bisedojë për kufijtë ndërmjet Kosovës e Serbisë.


Shtuar më 21/06/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori