Dalin fotot, çfarë po bëjnë bashkë në jaht Noizy dhe Jori (FOTO LAJM)

Noizy është shfaqur me një tjetër konkurrente të “Big Brother Vip 2”. Bëhet fjalë për modelen Jori Dellin, e cila u dallua për paraqitjen e saj në format.

Kanë qenë vetë dy protagonistët që kanë treguar që ndodhen në shoqërinë e njëri-tjetrit, reperi disi më i “hapur” duke postuar këtë foto ku duket Jori me bikini të bardha në një jaht në mes të detit.

Edhe vetë modeja ka publikuar në Instagram një foto vetëm të vendit, i cili qartë është i njëjti.

Çfarë po kurdisin dyshja? Mos ndoshta Jori do të jetë protagoniste në ndonjë nga klipet verore të Noizy-t? Këtë nuk e themi dot akoma me shumë siguri, por e sigurt që do t’i dalë tymi shpejt kësaj pune.

 


Shtuar 10.05.2023 15:29