Vuçiç nuk ngopet së bëri keq Kosovës, kërkon heqjen e taksës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e tërheq taksën prej 10% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë në çdo moment. Por, si të bisedojmë kur dikush, 12 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, nuk e zbaton atë që ka nënshkruar? Prej nga t’iu besojmë se nuk do të shkelin çdo marrëveshje tjetër”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Sipas tij, Kosova me këtë taksë merr nga një milion euro në ditë nga Serbia.

Më 6 nëntor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.
Shtuar më 20/11/2018, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori