Vuçiç: Nuk dua të besoj se SHBA kishte dijeni për vrasjen e Ivanoviçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se deklarata që kishte lëshuar Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët e saj në Kosovë që të kenë kujdes, një ditë para se të vritej Oliver Ivanoviç, beson se është një rastësi.

Vuçiç tha se nuk dëshiron të besojë se Shtetet e Bashkuara e dinin se Oliver Ivanoviçi do të vritej.

“Unë nuk dua të besoj se ata e dinin këtë, unë nuk do të jetoj në teorinë e komplotit”, është shprehur Vuçiç.

Ivanoviç kohën e fundit kur kishte dhënë një intervistë për mediet serbe kishte thënë se ka frikë se mund ta vrasin. Ai deklaronte po ashtu se situata në Kosovë është përkeqësuar që nga arrestimi i tij dhe se ekziston një ndjenjë e pabesueshme e rrezikut dhe frikës në mesin e njerëzve. Ivanoviqi thoshte se “serbët nuk duhet të kenë frikë nga shqiptarët por nga vetë serbët”.

Vitin e kaluar, në makinën e Ivanoviqit, por edhe në vitin 2005, nën makinën e tij zyrtare u gjet bombë. Nga partia e tij kishin dhënë dorëheqje katër anëtarë për shkak të frikës, shpjegonte ai, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë vitin e kaluar. Gruaja e Ivanoviqit tha se pas vrasjes se “ajo e di” se kush e ka kryer vrasjen.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit ishte një akt terrorist. Përveç kësaj, ai gjithashtu deklaroi se një letër iu është dërgua autoriteteve të EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës.


Shtuar më 23/01/2018, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori