Vuçiç: Ne jemi të fuqishëm ndaj shqiptarëve
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç gjatë fushatës së tij ka folur për problemin e tij me shqiptarët në Kosovë.

Ai ka thënë se ka problem politik me shqiptarët dhe se është duke luftuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.

Tutje, Vuçiç u shpreh se Serbia është e fuqishme dhe do t’i mbrojë serbët në Kosovë.

“Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë, pasi që kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm dhe mendojnë se është e mundur të bëjmë gjithçka në mënyrë të paligshme.”, tha presidenti serb.

Vuçiç është duke e mbajtur një fushatë në gjitha qytetet serbe pasi që së shpejti pritet që të mbahen zgjedhjet në Serbi.
Shtuar më 31/03/2019, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori