Në një intervistë për revistën ruse Sputnjik, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se, në
Bruksel nuk do të ketë bisedime me Kosovën rreth UNESCO-s.
"Nuk shkojmë në
Bruksel. Ne kemi ofruar që kjo të zgjidhej në
Bruksel, sepse atje po flitet për çdo gjë. Pesë herë kam kërkuar nga Mogherini dhe nga përfaqësuesit e Kosovës që të
flasim për UNESCO-n në
Bruksel. Prishtina atëherë nuk kishte dashur, sepse ishte e sigurt se do të
pranohej. E tash për këtë temë nuk do të
flasim në
Bruksel", ka thënë ai, përcjell Koha.
Vuçiç, në këtë intervistë ka tërhequr vërejtjen se publiku në Serbi s’e ka lexuar me vëmendje Marrëveshjen e Brukselit.
"Shumëkush, sipas gazetave, kanë menduar se ne jemi të detyruar që ta përkrahim hyrjen e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare. Kjo nuk është fare e vërtetë. Kjo edhe ka qenë njëra nga arsyet pse nuk kam dashur të
pranohej propozimi i parë i Marrëveshjes së Brukselit në të cilin shkruante se ne duhej ta përkrahnim hyrjen e Kosovës në OKB. Të gjithë ministrat tjerë, pos Vulinit dhe meje, kanë qenë që të
pranohej kjo pikë, edhe Daçiq e të tjerë kanë qenë atëherë për. Unë kam thënë se kjo nuk vjen në konsiderim. Edhe kur erdhën presionet, unë kam thënë se
Beogradi nuk do ta pranojë këtë", ka thënë kryeministri serb.
Vuçiç ka shfaqur keqardhje pse askush në
Bruksel nuk është prononcuar lidhur me suspendimin e AKS-së nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pse është nënshkruar MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ndërsa ka theksuar se
Beogradi mbetet i përkushtuar dialogut. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2015,
ora 14:21