Vuçiç: Ndërkombëtarët të marrin masa ndaj Kosovës
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar anëtarët e qeverisë serbe që të respektojnë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke ironizuar se poetët nuk do të munden të ndryshojnë këtë rrugë.

Vuçiç është shprehur i shqetësuar me përpjekjet që po bëhen nga politikanët në Kosovë, që kjo çështje të procedohet vetëm me Ligj, pa vota të serbëve, e pa ndryshime kushtetuese.

“Unë jam i shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata. Natyrisht, nuk jemi të frikësuar, vetëm se shqetësohemi. Do të kishte qenë mirë që përkrahësit e Kosovës, ata që e shpallen shtet të pavarur, t’u bëjnë thirrje që populli i tyre të sillet më me seriozitet dhe përgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vuçiç.



Shtuar më 22/05/2018, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori