Vuçiç: Me shqiptarët do t'i zgjidhim problemet përgjithmonë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se komentet që ka shkaktuar vizita e tij në Kosovë janë “pamfletizëm” dhe se për Serbinë do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë.

Ai në një tekst autorial për gazetën serbe ‘Blic’ shkruan se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni, siç janë ato se “Serbia për rajonin gjithmonë është fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”.

“Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me lap-top, me dije, libër e laps dhe jo vetëm në Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo në qetësi është heshtur. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë është bërë një dikontinuitet me politikën e Millosheviqit”, ka shkruar Vuçiç.


Shtuar më 16/09/2018, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori