Vuçiç me dy fytyra: Asociacion në Kosovë, por jo në Luginë
Qeveria e Serbisë ka kundërshtuar me forcë asociacionin e komunave me popullsi shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi zyrtar nuk mund të pranojë një asociacion të tillë.

Si qeni pas të zotit, edhe Gjuriçi, që ka një detyrë “krenare për Kosovën” ka mbajtur të njëjtin qëndrim si “shefi” Vuçiç.

Dhe, vërtetë që një asociacion i tillë, i shqiptarëve brenda Serbisë mund edhe të mos duhet, por më tepër me nevojë janë të plotësohen disa të drejta të shqiptarëve këtu, që nuk i kanë si punësimi apo të mos diskriminohen.

Nga ana tjetër, Vuçiç tregon një tjetër fytyrë në Kosovën e pavarur tanimë që më 2008.

Në Kosovë, Serbia përmes diplomacisë të përzier me dinakëri, po tenton të vendosë një “Republikë Serbe” brenda Republikës të re në Ballkan.

Vuçiç është pro asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke ndërhyrë kësisoj në punët e brendshme të një shteti të shpallur të mëvetësuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar fort ndaj kësaj dyftyrësie të numrit një të qeverisë serbe, duke thënë se Asociacioni do të shkatërronte Republikën e Kosovës, territorin e saj.

Vuçiçi me dy fytyra ka qenë në të shkuarën, por sa duket edhe në të tashmen.

Sa për “qenin rojë” që quhet Gjuriç, asgjë nuk mund të thuhet vetëm se sa i shkon pas një politike agresive të vjetër të Serbisë. /dionis xhafa - Albeu.com/




Shtuar më 12/09/2015, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori