Vuçiç lidh taksën me heqjen e kufirit me Shqipërinë
Beogradi zyrtar ka reaguar pas njoftimit në Kosovë se nga fundi i marsit nuk do të ketë kontrollime kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.

Aleksander Vuciç, president i Serbisë, ka thënë sot në një konferencë për medie, se shqiptarët kanë plan të heqin taksën vetëm atëherë kur ta sjellin Bashkimin Evropian para aktit të kryer.

Vuciq e lidhë çështjen e heqjes së kufijve mes dy shteteve shqiptare me taksën prej 100 për qind që i ka vënë Qeveria e Kosovës të gjitha produkteve të importuara nga Serbia.

“Unë e kam të qartë se ata po e zhvillojnë planin e tyre. Por, në fund të muajit mars, kur t’i fshijnë kufijtë, atëherë edhe do ta heqin taksën ndaj Serbisë Qëndrore, dhe do të thonë se janë të gatshëm të bisedojnë, por nga një pozicion tjetër, nga ai i Kosovës dhe Shqipërisë së bashkuara”, ka thënë Vuçiç.


Shtuar më 30/12/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori