Vuçiç, liderëve të Luginës: Respektoni shtetin e Serbisë
Pëlqej
Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi tha se nxënësit shqiptarë që jëtojnë në jug të Serbisë duhet të kenë libra në gjuhën shqipe.

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

"Plotësisht keni të drejtë dhe probleme të tilla ka patur edhe më herët. Ka probleme me tekstet shkollore edhe në gjuhën kroate dhe bullgare dhe ne do të bëjmë gjithçka që nga 1 shtatori ta përmirësojmë këtë. Shteti obligimet e saj ndaj qytetarëve do ti përmbushë, por edhe ju dhe qytetarët e tjerë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të përmbushni obligimet e juaja ndaj shtetit dhe të filloni të paguani rrymën në rregull, pasi Serbia ka të drejtë të paguajë atë që i takon" ka thënë Vuçic, transmeton Presheva Jonë.

Vuçiç shtoi se shteti serb do të bëjë dhe tekste në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë duke nisur nga shtatori, dhe se nuk do ta bëjë këtë për shkak se kështu dëshiron Bashkimi Evropian, por se Serbia i respekton të gjithë qytetarët e saj.

"Nuk duhet ta duani Serbinë, por ku lutem ta respektoni atë dhe të filloni ti përmbushni obligimet ndaj saj”, tha në fund Vuçiç./albeu.com/

Shtuar më 02/08/2014, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori