Vuçiç, kryeministri më i varfër i Ballkanit
Pëlqej
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç rezulton të jetë kreu qeveritar më i varfër në Ballkan.

Ndërsa, më i pasuri rezulton të jetë kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.

Të dhënat për pasurinë e liderëve të Ballkanit tregojnë se liderët serbë janë relativisht të varfër, krahasuar me drejtuesit në Bosnje dhe Mal të Zi.

Sipas BIRN, Aleksandër Vucic, Kryeministri serb, ka pagën më të ulët dhe më pak prona.

Vuçiç ka deklaruar vetëm një pagë diçka më shumë se 1.000 euro në muaj dhe se ka një apartament në Beograd prej 30 metrash katror.

Milo Gjukanoviç, homologu i tij në Mal të Zi duket se është më i pasuri.

Kështu, ai deklaron një pagë mujore prej 1.130 euro, ka në pronësi një apartament 187 metër katror, një tjetër 170 metër katrorë dhe rreth 1400 metër katrorë tokë.

Po ashtu ai ka aksione në kompanitë Capital Invest, Univerzitats dhe Global Montenegro./albeu.com/


Shtuar më 29/08/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori