Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së
Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar nga Ministria e
Punëve të Jashtme të
Kosovës për Express.
Përveç presidentit të Serbisë,
leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i
Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.
“Të enjten kanë kërkuar
leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e
Punëve të Jashtme.
Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin
leje për të vizituar Republikën e
Kosovës.
Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të
Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.
Shtuar më 21/11/2020,
ora 11:51