Vuçiç kërcënon shqiptarët me luftë
Dështimi për të vazhduar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, mudn të destavilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ende nuk po arrin të shërohet nga luftërat e viteve te 90-ta. Kështu ka thënë të enjten në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Sipas kreut të shteit serb, çfarëdo vonese në vazhdimin e dialogut mund të krijojë kushte që rajonit t’i vendoset zjarri.

“Çdo ditë vonesë mund të krijonte kushte në të cilat një shkëndijë mund të vendoste rajonin ne zjarr. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë “, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij është rrezik kur rriten ndjenjat kombëtare dhe nacionalizimi.

“Kjo është rreziku … kur ndjenjat kombëtare janë të ngulitura”, ka potencuar ai.

Ai thotë se rruga e Serbisë drejt BE-së varet plotësisht nga dialogu me Kosovën.

“Pranimi ynë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë të arrijmë një marrëveshje,” ka thënë kreu i shtetit serb.
Shtuar më 21/03/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori