Vuçiç: Kemi informata të sigurta për vrasjen e Ivanoviçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se organet shtetërore serbe “për herë të parë kanë disa informata operative” për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, dhe ka shtuar se është i sigurt se do të zbulohet ai që e ka kryer këtë krim.

“Ne për herë të parë kemi informata të sigurta, ndoshta jemi në një shteg të vogël të diçkaje serioze, e jo lojëra. Për herë të parë kemi disa informata operative, edhe pse s’na lejohet të kryejmë hetime në asnjë mënyrë”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve serb.
Shtuar më 22/07/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori