Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe si pasojë është plagosur një person.

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 18.09.2023 09:33