Rama kritika BE-së nga Berlini: Na lanë si peshku pa ujë në një moment “jeta a vdekje”

Kryeministri Edi Rama, nga Berlini, Berlin, në panelin e Kongresit të Socialistëve&Demokratëve, ka kritikuar Bashkimin Europian. Kryeministri ka kujtuar kohën në fillim të pandemisë, ku BE u mblodh dhe la jashtë vendet e Ballkanit Perendimor, nga plani i vaksinave.

“Të vish nga një vend që nuk është në BE është akoma në E, dhe të jesh pjesë e kësaj hapësire në mes të Europës por pa BE. Mendova se mund të jetë jo ide e keqe për të dhënë këtu mesazhin ajo që nisi disa javë më parë në Pragë me atë përpjekje për të bashkuar Europën jashtë kufijve të BE-së  dhe për të fshirë vende që në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur jo vetëm me fatin  Europës por  edhe me mënyrën si ec përpara EU. Është akoma në pikëpyetje, po ky komunitet duhet dhe e kemi parë, sidomos në kohë të vështira dhe sfiduese, por si ky komunitet do të fnksiojo në një mënyrë që në fund të gjithë mund të shohin rezultate. Si ky komitet mund të funksionojnë kur ka sfida të mëdha asnjë të mos mbesë mbrapa dhe kontributi isecilit të mos merret I mirëqenë. Kemi përvoja të tmerrshme me BE-në kur nisi Pandemi. Be u mblodh menjëherë për në nis reagimin dhe në shpërndarjen e parë të vaksinave, ne u përjashtuam. Po shihnim sesi vaksinoheshin, ndërsa ne në Ballkanin Perëndimor, që kishin qenë besnikë ndaj BE-së, mbetën si peshku pa ujë. Na u desh të gjenim vaksina nga vendet që BE i sheh si rrezik, Kinë, Tuqi dhe Rusi. Po të mos ishte për Erdoganin dhe Turqinë nuk do të kishim marrë vaksina në kohë. Ky ishte një moment ku pamë që BE nuk ishte aty për ne, në një moment jete a vdekje”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 15.10.2022 10:47