Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me eskortën e tij, para pak minutave kanë hyrë në territorin e
Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.
Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb,
Oliver Ivanoviç, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.
Ndërkohë, ka ndryshuar agjenda e tij.
Së pari ai do ta vizitojë
manastirin Banjska.
Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë
Oliver Ivanoviçi.
Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë
Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.
Shtuar më 20/01/2018,
ora 11:21