Presidenti serb Aleksandër
Vucic deklaron se do të heqë dorë nga drejtimi i partisë së tij vitin e ardhshëm, për ta lënë atë në dorën e të rinjve. Zyrtarët e partisë thonë se është shumë i vështirë të ndryshohet vendimi i
Vucic, i cili dëshiron të propozojë edhe pasardhësin e tij në krye të parties progresiste serbe.
Presidenti serb Aleksandar
Vucic ka konfirmuar se nuk do të drejtojë më Partinë Progresiste Serbe (SNS) që nga 2020-ta.
Vucic tha se njeriu duhet ta dijë kur është koha të largohet. Vuçiç konfirmoi se se nuk ka dyshim se ai nuk do të kandidtojë për
kryetar partie në 2020 dhe se ky nuk është më sekret.
Ndërkohë, zyrtarja e Partisë Progresiste Serbe (SNS), Kryetarja e Parlamentit serb, Maja
Gojkovic, tha të hënën se do të ishte shumë e vështirë të ndryshohej vendimi i kryetarit të partisë dhe të shtetit, Aleksandar
Vucic, për të mos kandiduar për
kryetar partie në qershor.
“Lutja ime dhe shumica e anëtarëve të SNS ishte që ai të kandidojë për
kryetar të partisë në qershor. Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për ne të ndryshojmë vendimin e tij,” tha
Gojkovic për TV Happy.
Gojkovic tha se Vuçiç, në një seancë të Bordit Kryesor të SNS (SHP), deklaroi se ai dëshironte që
kryetar partie të ishte dikush i ri, të cilin ai personalisht do ta propozonte.
“Vuçiç tha se kushdo që dëshiron mund të kandidojë brenda dhe jashtë propozimit të tij,” tha
Gojkovic, duke shtuar se Vuçiç personalisht do të propozojë njerëz të rinj për poste udhëheqëse.
Shtuar më 30/12/2019,
ora 14:18