Vuçiç: Gjermania kurrë s'na ka kushtëzuar me Kosovën
Pëlqej
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë, edhe me Bashkimin Evropian.

Ai ka folur edhe për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiç tha se Serbia nuk është kushtëzuar kurrë nga Berlini për ta njohur Kosovën, me qëllim që të anëtarësohet në BE.

"Berlin këtë kurrë s’e ka kërkuar. Besoj në fjalët e Angela Merkelit dhe jam i sigurt se Serbia do të hapë kapitujt 32 e 35 sivjet.", tha kreu i qeverisë serbe. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori