E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Vuçiç flet për njohjen e Kosovës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë sot në Davos se është e rëndësishme të flitet dhe të mendojë për të ardhmen e popullit serb dhe shqiptar.

Në konstatimin se do të marrë pjesë në disa konferenca ku do të flitet për Serbinë dhe Kosovën dhe i pyetur nëse kjo është për shqetësim, presidenti serb tha se ‘kjo nuk ka të bëjë me Serbinë dhe Kosovën, por me Beogradin dhe Prishtinën’.

“Po, flitet për marrëdhëniet tona dhe nuk është aspak një vit i lehtë para nesh në këtë rast. Pasi nuk mund të komentoj për absurditetin që disa njerëz në skenën politike serbe thonë, ne duhet të vendosim se çfarë është ajo që ne mundemi, çfarë duam dhe të kemi një qasje realiste dhe serioze për të humbur sa më pak që mundemi dhe të fitojmë sa më shumë që mundemi”, tha Vuçiç.

Ai tha se çështja është nëse ka një mundësi për të organizuar një konferencë ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhet, në vend të “rrënimit” në Bruksel.

Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është se Serbia duhet ta njohë Kosovën, atëherë kjo është “faleminderit, lamtumirë”,” tha presidenti i Serbisë.

I pyetur nëse Prishtina zyrtare është gati për kompromis, Vuçiç u përgjigj se nuk është në gjendje të fliste në emër të saj. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2018, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori