Vuçiç falënderon Rumaninë për mosnjohje të Kosovës
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka falënderuar ambasadorin e ri të Rumanisë në Beograd, për vazhdimin e qëndrimit kundër pavarësisë së Kosovës. Në takimin e parë me ambasadorin e ri rumun në Serbi Daniel Banu, siç thuhet në njoftimin e qeverisë serbe, Vuçiq ka folur edhe për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ndërsa, ambasadori rumun, ka folur edhe për projektet e përbashkëta mes dy shteteve. Përderisa pesë shtetet anëtare të BE-së, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro, vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, lidershipi serb vazhdimisht ka shfrytëzuar këtë situatë, për të mos i lënë që këto shtete të ndryshojnë qëndrim. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori