Vuçiç: Falenderoj serbët që nuk shtien me armë ndaj shqiptarëve
Aleksandar Vuçiç falënderoi sot serbët e Kosovës që nuk reaguan me armë kur u arrestua Marko Gjuriqi më 26 marsMitrovicën Veriore.

“Një plumb po të shkrepej, kushedi si kishte përfunduar e gjitha. I falënderoj serbët që nuk ndodhi kjo, por kjo tregon si gjithçka është e brishtë dhe kërkon punë e energji”, tha Vuçiç për RTS-në.

Ai ishte falënderues edhe për bisedat që kishte me ministrin e jashtëm francez dhe kancelaren gjermane.

“Jam i kënaqur që mundëm të bisedojmë shpejt me Ministrin Francez të Punëve të Jashtme dhe Angela Merkel-in, e cila çshtjet në Ballkan i ka kuptuar dhe i ka definuar më mirë sesa do të kisha mundur unë”, tha Vuçiç.

Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ishte arrestuar më 26 marsMitrovicën Veriore, pasi hyri pa leje në Kosovë. Ai atë ditë ishte sjellë në Prishtinë dhe më pas ishte deportuar nëpërmjet Merdarit.


Shtuar më 14/04/2018, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori