E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç është në hall, gati të rrëzohet nga protestat
Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestatjanar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiç.

Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ivanoviç u qëllua për vdekje para zyrës së tij në Mitrovicë.

“Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko Stefanoviq, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Krueshevc nga disa persona.

Ish-ministri serb Vuk Jeremiq dhe kryetari i Komunës në Beograd, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor.

Në një raport të fundit për Serbinë, Parlamenti Europian ka thënë se Serbia duhet të përmirësojë “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.


Shtuar më 16/12/2018, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori