Deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip
Erdogan, se “
Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë” ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje Erdoganit që urgjentisht të kërkojë
falje.
“Kjo deklaratë është skandal i madh dhe i bëj thirrje Turqisë dhe kryeministrit të saj,
Erdogan, të kërkojë
falje publike. Kjo është një sjellje e papranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe duhet të shohim se cilat do të jenë reagimet e shteteve të tjera”,-ka thënë Vuçiç, bëjnë të ditur mediat në Beograd.
Të enjten ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Serbisë, duke thënë se “të gjithë në botë e dinë se
Kosova është fjalë serbe dhe territor serb, madje edhe ata që kanë pranuar këtë kuazi-shtet”.
Erdogan e ka bërë deklaratën gjatë qëndrimit në Kosovë, me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2013,
ora 12:31