Vuçiç: Edhe nëse më vrasin, Kosovën nuk e njoh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do të shkojë në takimin e Parisit me qëndrimin që Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Vuçiç ka thënë se ua ka bërë me dije fuqive, siç janë gjermanët dhe britanikët, se ai nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë president, as nëse e rrëzojnë në rrugë, e as nëse e vrasin.

Shefi i shtetit serb ka thënë se Kosova mund të njihet pas 10-15 vjetësh nga ndonjë pushtet tjetër në Serbi.
Shtuar më 07/05/2019, ora 22:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori