Vuçiç e thotë hapur: Kosova duhet të ndahet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në tv pink ka thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mundshme. Ai ka shtuar se Serbia lidhur me Kosovën ka presione nga shumë anë, por po ia del “të ecën nëpër tel”.

“Pozita jonë në botë është shumë më e mirë se sa më herët, por është vështirë kur keni presione nga anë të ndryshme dhe kur shqiptarët sillen në mënyrë joracionale dhe me papërgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Derisa kundërshtimin e taksës për siç ka thënë nga 28 vendet e BE-së, SHBA-ja, Rusia e Kina, e ka quajtur si sukses të Serbisë.

Vuçiç ka thënë se taksa duhet të hiqet dhe ka shtuar se “tashmë duhet të vendosim se a do të kemi zgjidhje për Kosovën apo këtë do t’ua lëmë patriotëve të rremë”.

“Nëse thonë konflikt i ngrirë, atëherë duhet pyetur se çfarë do të bënin nëse shqiptarët e Kosovës e marrin Trepçën ose e sulmojnë veriun. Ku është ai konflikt i ngrirë. Për këtë arsye është më mirë të bisedohet që të mos fajësoheni”, ka thënë ai.
Shtuar më 18/03/2019, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori